Bezart Kaçkini

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Bezart Kaçkini

11 Mars, 13:26| Përditesimi: 11 Mars, 14:12

  • Share

Tirane- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Bezart Kaçkini.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun. Kaçkini mori vlerësim pozitiv në të tre shtyllat e rivlerësimit atë të pastërtisë së figurës, pasurisë dhe kriterit profesional. 

Gjatë seancës dëgjimore të 8 marsit, ai dha shpjegime mbi një hua të marrë, si dhe iu përgjigj interesit të togave të zeza mbi disa pika që lidheshin me kriterin profesional. Në fund, trupa gjykuese e KPK vlerësoi se Kaçkini përmbush kriteret për të kaluar Vetingun.

Bezart Kaçkini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitet 2010-2013, Kaçkini e ushtroi profesionin në Gjykatën e Shkodrës dhe prej vitit 2013 punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?