Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo-n.
Gjyqtari Çomo më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.
Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.
Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
O moderator po pse nuk i publikon komentet pwr kete kumarxhiun me kontakte me njeres te botes se krimit si Fejzi Hoxha nga Fieri i denuAr ne Itali e Greqi per shfrytezim prostitucioni. Po normal se pinjoll i bllokut eshte. Yt kerma komuniste te qelbur
Përgjigju