Anila Bebeci dhe trupa e KPK

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anila Bebeci, kaloi me sukses vettingun

26 Tetor 2023, 14:52| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 15:14

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Durrësit, Anila Bebeci, pas rivlerësimit për të tri kriteret e vetingut, përfshirë atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Vendimi u mor këtë të enjte, në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Anila Bebeci, e cila prej më shumë se dy dekadash punon si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit, me një karrierë të gjatë që shënon prej vitit 1994, është rivlerësuar për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 tetor, Bebeci u përball dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin pasuror lidhur me bilance negative, si dhe për disa gjetje në kriterin profesional.

Ajo pranoi se në tre vite nuk kishte deklaruar kursimet cash, por pretendoi se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme dhe se e kishte korrigjuar këtë pasaktësi. Bebeci mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?