Sonila Muhametaj

Konfirmohet në detyrë Sonila Muhametaj, prokrurorja që kundërshtoi shortin e paligjshëm për të dhënë pretencën për Shullazin

25 Tetor 2019, 09:30| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 09:49

  • Share

TIRANE- Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurorja doli e pastër në të tre kriteret atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Prokurorja Muhametaj njihet si një nga prokuroret më rebele, e cila kundërshtoi të pranonte shortin e paligjshëm për të dhënë pretencën për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, çka bëri që më pas Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku te vendosë masë disiplinore për të dhe prokurorët e tjerë që kundërshtuan shortin.

Më pas, Sonila Muhametaj u transferua në prokurorinë e Pukës, por ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata Administrative.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?