TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vettingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.
Pas konfirmimit në detyrë, vendimi i arsyetuar me shkrim, do t’i dërgohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.
Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj. Deputetja e mazhorancës ka edhe tre të afërm në tjerë në Prokurorinë e Tiranës, bashkëshortin dhe motrën si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.
Ermonela Felaj kohët e fundit është vënë në ‘shënjestër’ të opozitës, të cilët e akuzojnë se familjarët e saj kanë ‘pushtuar’ pushtuar prokurorinë e Tiranës. Jo më larg se dje, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Felajt, duke thënë se bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese.
Mos i fusni njerzit ne nje kazan. Ajo eshte nje profesioniste e vertet.
PërgjigjuNjeri shembullor me integritet dhe vajze shume e mire, flas nga eksperianca, nuk ndaj te njejtin mendim per kolegët e saj
PërgjigjuTani prokurorise ne Tirane i duhet vene tabela siper si zyrat avokatore jashte: /Prokuroria-FELAJ & FELAJ & FELAJ & FELAJ-Ofrojme sherbime prokurorie e prokurash per te gjithe te interesuarit./ Nese nuk eshte nepotizem e konflikt interesi ky,atehere cili eshte??!!
PërgjigjuUaa po cfare thoni, sigurisht.
PërgjigjuRrac e shemtut hajduta me cizme
PërgjigjuAlma Kola Felaj ështē një nga më të pregatiturat, me integritet të lartë dhe profesionalizēm. E ka merituar!
PërgjigjuPse kishit dyshim? Jan ajka e ktij shteti te drejte
PërgjigjuE si mund te ndodhte ndryshe valle. Ha ha ha ha reforma ne zhdrejtesi
Përgjigjupseeee, kishte ndo1 mundesi tjeter?! bashkimet profesionale te prokurorise fela-fela...
Përgjigju