Prokurorja Marjeta Zaimi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Marjeta Zaimi

16 Shkurt 2021, 12:55| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 13:00

  • Share

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmuan të martën në mëngjes në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi.

Zaimi është rivlerësuar për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Relatori Olsi Komici, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 9 shkurt përsëriti një serë episodesh të kalimit të barrës së provës, ndaj subjektit ndërsa prokurorja Zaimi pranoi disa pasaktësi në deklarime, por theksoi se pasurua e saj vinte nga burime të ligjshme.

Sipas hetimit të kryer nga KPK-ja, ajo zotëron një apartament banimi në Selitë të blerë në vitin 2011 për 87,750 euro, një depozitë bankare me vlerë 8014 euro si dhe një automjet.

“Pasuria materiale pas 28 viteve punë të miat dhe 35 të bashkëshortit është 1 apartament për të cilin vazhdoj të paguaj kredinë, një autoveturë dhe një depozitë,” tha Zaimi gjatë seancës dëgjimore. ‘Pasuria ime më e madhe është familja,” shtoi ajo.

Gjatë shpalljes së vendimit në KPK-ja ishin prezent dhe fëmijët e prokurores.

Ao ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Fierit dhe Tiranës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?