Kronikë

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini, kandidat për SPAK

29 Janar 2020, 10:21| Përditesimi: 29 Janar 2020, 12:19

  • Share

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. KPK vendosi shtyrjen e hetimeve për Anton Martinin për shkak të një denoncimi të mbërritur kundër Martinit në 11 dhjetor 2019 por pas verifikimeve rezultoi se Martini ishte i pastër dhe kështu u vendos konfirmimi i tij në detyrë. Prokurori Anton Martini ka dalë i pastër në të gjitha shtyllat hetimore. Vendimi i KPK për të konfirmuar në detyrë prokurorin Martini u mor me shumicë votash.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prokurori sales: 29/01/2020 14:10

    Ky eshte prokuror partiak. Kjo dihet boterisht

    Përgjigju
    • kpk: 29/01/2020 16:56

      edhe kpk eshte partiake, me PS. kjo dihet boterisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?