Hysni Mulaj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Hysni Mulaj

8 Qershor 2022, 12:11| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 12:16

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shpallur vendimin për prokurorin e Tiranës, Hysni Mulaj duke e konfirmuar në detyrë me 3 vota pro. Vendimi duhet të shpallej rreth një muaj më parë, por u riçel hetimi për pasuritë.

Në hetimin paraprak, u konstatuan probleme ekonomike të familjes së prokurorit. Pasi u shanë shpjegimet dhe provat për blerjen e apartamentit me të ardhurat nga puna në bujqësi e babait që kanë shërbyer si burim huaje, u ricel hetimi.

Hysni Mulaj nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Fillimisht punoi në Prokurorinë e Bulqizës dhe që prej vitit 2007, ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?