Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance e KPK

Kronikë

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri

30 Prill 2021, 10:05| Përditesimi: 30 Prill 2021, 10:09

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Seanca ndaj Sinojmerit u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor.

Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej apo paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur dhe as kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes. KPK konstatoi se Sinojmeri nuk justifikonte pasurinë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?