Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) shkarkoi nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani. Vendimi u shpall më 14 maj 2024, në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Firdes Shulin.
Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj, prokurori Asllani u përball me barrë prove mbi transaksionet e paqarta për dy apartamente, ndërsa u pyet për mosdeklarimin e një procedimi penal në formularin për verifikimin e figurës.
Asllani është përballur edhe më herët me dyshimet për pasurinë e tij. Ai u akuzua për një skemë përfitimi kredie të butë së bashku me gjyqtarin Qani Hasa, por u shpall i pafajshëm në maj 2016. Vendimi i pafajësisë u la në fuqi edhe në Apel. Nga ana tjetër Hasa u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” dhe u shkarkua nga detyra në vitin 2017.