KQZ, 140 milionë lekë për partitë për 2021

30 Janar 2021, 22:10| Përditesimi: 31 Janar 2021, 11:27

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar fondin që do tu japë partive politikë për 2021, vit që përkon edhe me zgjedhjet e 25 prillit. KQZ ka akorduar një fond prej 140 milionë lekësh, por projektvendimi do miratohet në mbledhjen e datës 2 shkurt.

Sipas draftit në fjalë, Partia Socialiste do të marrë 63. 417. 047 lekë, Partia Demokratike 38. 911. 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20. 012. 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7. 447. 477 lekë, Lista e Barabartë (Libra) 4. 841. 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5. 369. 137 lekë.

Sipas KQZ ndarja e fondeve është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare pra 2017 dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?