Foto ilustruese

KQZ apel mediave: Përmbushni detyrimet për fushatën zgjedhore! Kujdes me heshtjen zgjedhore dhe me transmetimin e reklamave politike

5 Prill 2023, 17:47| Përditesimi: 5 Prill 2023, 17:50

  • Share

Vetëm 39 ditë nga zgjedhjet vendore, KQZ ka paralajmëruar Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv  për zbatimin dhe respektimin e cështjeve të rëndësishme si afati për publikimin e sondazheve dhe heshtja zgjedhore.

Në një apel kërkon që të përmbushen të gjitha detyrimet sipas pjesës VI, “Fushata Zgjedhore në Media”, të Kodit Zgjedhor, lidhur me zbatimin dhe respektimin e:

“Periudhës së fushatës zgjedhore, e cila fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Periudhës së heshtjes zgjedhore, e cila përfshin ditën përpara datës së zgjedhjeve dhe datën e zgjedhjeve.

Publikimit të rezultateve të sondazheve zgjedhore. Sondazhet zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve.

Afatit kohor për dorëzimin e tarifave zyrtare. Operatorët radiotelevizivë brenda datës 09.04.2023 duhet të dorëzojnë në KQZ tarifat zyrtare për çdo segment kohor.

Kohës së përgjithshme të transmetimit të reklamave politike, e cila nuk mund të jetë më shumë se 90 minuta”, shkruhet në apelin e KQZ.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?