KQZ apel qytetarëve: Rinovoni kartat ID, verifikoni emrat në listat e zgjedhësve

20 Janar 2021, 12:42| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:46

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve që të  rinovojnë kartat e identitetit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa i u thotë që të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve, ndaj KQZ-ja u bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektronik i zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së  www.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.

KQZ njofton se në rast se qytetarët konstatojnë parregullsi tek të dhënat apo duan t'i ndryshojnë ata duhet të paraqiten pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative ku jetojnë.

Për rinovimin e kartave të identitetit, apel i qytetarëve u është bërë thirrje edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?