Politikë

KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)

17 Shkurt, 09:43| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:03

  • Share

TIRANE- Kuvendi nuk heq dorë nga dy 2 nismat ligjore që KQZ i bllokoi me argumentin se mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në zgjedhjet e 11 majit, “Paketën e Maleve” dhe draftin për TVSH-në në bujqësi. 

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, ka mbërritur ankimi me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, që kërkon prishjen e vendimeve të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi të datës 11 shkurt, që kërkon bllokimin e 2 nismave ligjore pasi sipas tij kanë efekt elektoral dhe mund të krijojnë perceptimin se qeveria përdor pushtetin për qëllime zgjedhore.

Sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi "Fusha e veprimit të dy projektligjeve, atij "Për paketën e maleve" dhe projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë" prekin politika të rëndësishme fiskale.

Ndryshimet e propozuara kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe atë tregtar, çdo veprim në këtë drejtim mund të dëmtojë parimin e barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve. Ato mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

Kufizimet, apo ndalimet e parashikuara në nenin 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor mund të jenë penguese edhe kur vërehet që akti që kërkohet të shqyrtohet, apo miratohet nuk duket se do të përdoret për qëllime politike, apo elektorale. por është vetë ligjëvënsi ai që në këtë pikë e ka vlerësuar që për një kategori aktesh për periudhën 4 (katër) muaj përpara datës së zgjedhjeve ndalimi për miratimin e tyrë është i domosdoshëm. Përjashtimin e ka bërë vetëm për rastet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore" argumenton Celibashi vendimin e tij të marrë në datën 11 shkurt që i rekomandonte Kuvendit të mos përfshinte në shqyrtim në seancë plenare dy pr/ligjet" kështu shprehet KQZ, në kërkesën për pezullim të nismave.

Por Kuvendi argumenton se nismat nuk krijojnë përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët. Për Paketën e Maleve’ e cila synon zhvillimin e zonave malore, në ankimimin e bërë në KAS, Kuvendi jep 4 arsye pse kjo nismë nuk bie në kundërshtim me Kodin zgjedhor, pasi nuk parashikon shpërndarje të fondeve publike, synon të rregullojë problemet e pronësisë në zonat malore, përfitimet janë afatgjata dhe nuk favorizon një grup të caktuar.

Projektligji synon shitjen e tokave shtetërore me tarifën 1 euro, kur ato janë në posedim faktik nga qytetar apo biznese si dhe për 500 përfituesit nuk do të ketë taksë ndikimi në infrastrukturë, TVSh, tatim fitimi dhe taksa e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa për nismën e deputetit Erion Braçe për rregullimin e skemës së TVSH-së në bujqësi, Kuvendi thotë se projektligji synon të eliminojë disbalancat me TVSH-në, dhe nuk parashikohet ulje fiskale, por vetë, trajtim të drejtë fiskal.

Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Kjo skemë ka dëmtuar prodhimin vendas dhe ka shtuar informalitetin sipas Kuvendit dhe përmes barazimit të TVSH-së në 20% si për produktin vendas edhe për atë të importit, krijohet barazi.

Bazuar në këto argument Kuvendi kërkon nga KAS shfuqizimin e dy vendimeve të kryekomisionerit Celibashi, dhe vijimin e procedurave parlamentare për miratimin e projektligjeve.

Ankimimi i Kuvendit në KAS kundër bllokimit të ‘paketës së maleve’, e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?