Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e PS

Politikë

Zgjedhjet/ PS feston fitoren të hënën te Pallati i Brigadave! Rama fton edhe kandidatët që s’ia dolën të fitojnë

24 Maj, 16:31| Përditesimi: 24 Maj, 17:02

  • Share

Tiranë- Partia Socialiste do të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit të hënën e 26 majit.

Pak orë pasi KQZ ka certifikuar rezultatin elektoral të 12 qarqeve në vend, teksa Partia Demokratike i ka kontestuar me pretendime për manipulime por deri tani pa prova konkrete, selia rozë ka zgjedhur të festojë fitoren e thellë me 83 mandate deputetësh.

Report Tv mëson se kryesocialisti Edi Rama, njëkohësisht edhe kryeministër, do të mbledhë të gjithë skuadrën e 11 majit në Pallatin e Brigadave.

Festa do mbahet në orën 18:00 të mbrëmjes dhe të ftuar mësohet se janë të gjithë kandidatët fitues dhe ata jofitues në zgjedhjet e 11 majit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?