Kosova & Rajoni

Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin

28 Mars, 13:47| Përditesimi: 28 Mars, 14:11

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë certifikoi një ditë më parë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në lidhje me këtë temë analistja Magbule Shkodra tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se deputetët do të marrin detyrën pasi të bëhet konstituimi i kuvendit dhe më pas deputetët të bëjnë betimin.

Më tej ajo shtoi se më pas bëhet edhe zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarët e kuvendit, teksa theksoi se kryeparlamentari propozohet nga partia fituese.

“Afatet kohore kanë filluar të rrjedhin. Janë 30 ditë për të thirrur seanca konsituive. Dje është bërë certifikimi që do të thotë se është kryer një procedurë administrative. Ata që janë zgjedhur janë deputetë, por detyrën do të marrin pasi të kur bëhet konstituimi i kuvendit dhe deputetët të bëjnë betimin. Pas saj do të zgjidhet edhe kryeparlamentari me nënkryetarët e parlamentit. Partia fituese ka të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin”, tha Magbule Shkodra.

Më tej Shkodra tha se nëse LVV nuk propozon, Presidentja në situata të tilla mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, teksa shtoi se kanë  kaluar 46 ditë për certifikimin e zgjedhjeve, kështu ndoshta procesi mund të zgjasë edhe më tepër.

“Shpresojmë që liderët të jenë të matur, sidomos kryeministrit në largim Albin Kurtit të ketë kujdes me afatet kohore duke mos i humbur kohë Kosovës. Humbja e kohës do të ishte një fatkeqësi, shpresoj që liderët partiak ta kuptojnë këtë situatë”, tha ajo për gazetarin Nertil Agalliu.

Më tej Shkodra u ndal edhe te një deklaratë e sotme të Bedri Hamzës, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Sot Bedri Hamza tha në një konferencë se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha partitë. E bëri të qartë se ka pasur bisedime me të gjitha partitë politike, nuk e përjashtoi LVV ku më herët është shprehur se nuk do të bashkëpunonte me të. Më vjen mirë që partitë politike nuk vendosin vija të kuqe sidomos në rrethanat gjeopolitike që po ndodhin jashtë Kosovës. Është e rëndësishme që partitë politike ti japin një qeveri të përgjegjshme dhe serioze vendit, sidomos në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, theksoi Shkodra.

Në fund ajo nënvizoi se është e rëndësishme që raporti mes dy vendeve të normalizohet.

“Të kërkohet njohje de juro dhe de fakto nga Serbia” përfundoi Shkodra.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?