Testimi i teknologjisë në zgjedhje, KQZ demonstron pajisjen që do shmangë votimin e dyfishtë apo me kartë të falsifikuar! Celibashi: Verifikimi në 1 minutë

20 Shkurt 2021, 11:57| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 13:57

  • Share

Ditën e sotme KQZ bëri një demonstrim të mënyrës së  identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.

Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.

"Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje koha e shkurtër për te identifikuar votuesin. Një minutë e pak sekonda. Pajisja e verifikon qartë votimin me kartë të falsifikuar apo tentativën për të votuar dy herë, është pjesë e kësaj qendre votimi apo jo. Ai që tenton ta bëjë votimin dy herë, apo me kartë të falsifikuar identifikohet lehtësisht.

Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin dhe ishte një mundësi se kjo pajisje funksionon. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë" tha Celibashi.

Si do të bëhet procedura? Fillimisht kryhet kolaudimi e më pas vuloset. Janë komisionerët e qendrës së votimit që heqin vulat e mandej nisin përdorimin. Pas ndezjes së pajisjes vendoset numri qendrës së votimit. Kryetari dhe sekretari verifikojnë numrin e qendrës së votimit dhe atë të votuesve. Më pas merret vendimi për hapjen e qendrës së votimit. Hapet pajisja dhe printohet proces verbali me numrin e votuesve që në start është zero. Më pas skanohet karta dhe del informacioni votuesit.

Pajisja shfaq foto e votuesit të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit. Nëse një votues paraqitet për herë të dyte për te votuar momentin kur futet karta e identitetit pajisja lëshon një alarm. Në rastet kur karta e identitetit është e dëmtuar dhe nuk e lexon pajisja atëherë numri futet manualisht.

1613825614_Sequence03.00001815.Still029.jpg

1613825687_Sequence03.00001506.Still028.jpg

1613825720_Sequence03.00003410.Still026.jpg

 

 

Foto+ Video nga demostrimi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Publik: 20/02/2021 14:26

    Nuk ma do mendja të jetë e lidhur live me një qendër që të mund të identifikojë edhe ata që mund të jenë regjistruar në dy qendra votimi. Merrni masa edhe për dezinfektimin e lexuesit të gishtit pas çdo scanimi. Nuk mjafton xheli në hyrje sepse ka nga ata që nuk e përdorin

    Përgjigju
  • Hendeku: 20/02/2021 13:33

    1 minute? Po a nuk eshte ca si shume? Nese autentikimi behet ne pajisje, ai duhet te behej ne çast, jo ne 1 minute. A mos do transmetohen te dhenat biometrike per krahasim ne serverat e Aleatit? Kjo nuk duhet te ndodh, u tha qe identifikimi do behej ne device, pa u transmetuar gjekundi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?