TIRANË- Mandatin e deputetit që iu dogj Arben Ahmetajt, pasi ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh, do ta marrë juristi Plarent Ndreca, i cili pohoi për Report Tv se është i nderuar që të marrë këtë detyrë.
‘Patjeter që do e pranoj, i nderuar që mund të jem në atë detyrë!’- tha Ndreca për Report Tv.
Mandati i kaloi Ndrecës, pas refuzimit që i bëri Dallëndyshe Bici, aktualisht në krye të Kadastrës, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt. Në një letër dërguar sot (11 janar) Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici informoi kryekomisonerin Ilirjan Celibashi se nuk do të vijojë procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkak për këtë nënvizon Bici, është bërë ‘angazhimi i saj në detyrën funksionale që u ushtron aktualisht në institucionin qendror’. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet, pas Dallëndyshe Bicit, mandati i kaloni juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale për të cilin KQZ pritet të nisë procedurat të premten.
Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj humbi mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë njoftoi KQZ-në për vakancën. Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.
Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Po atë punën e BMW së ministrit si e zgjidhi ky deputeti i ri?!
PërgjigjuUroj qe Spaku ta gjej tani Ahmetaj se u loth duke lozur letra si pensjonist ne Lugano.Pastaj konsulli i nderit né Lugano pin kafe perdite me Ahmetaj nuk e informon ministrine e jashtme apo nuk ja shprerblen dot kshu meqe ai e vuri.
Përgjigjuasnje e re nuk ka ne kadaster, i mbivendosen pronat sipas qejfit dhe as Artan Lame qe ishte i paafte por edhe kjo qe eshte juriste asgje nuk zgjidh. Edhe rekomandimet e MDrejtesise per te bere drejtesi nuk i zbatojne. Keta soj jane TURP por do ju vije dita te japin llogari se hiqen kaluar tani...sa jane ne pushtet Artan Lame ben agroturizem ne Erseke, ka marre me qira per 99 vite magazina te vjetra atje....
PërgjigjuKeshtu ndodh kur minon demokracine dhe Kushtetuten: vota per partine dhe partia liston kandidatet qe zhgarravit kryetari i saj idiot.
PërgjigjuKa te drejte Dallendyshja sa te shkaterroje nervat me injorantet ne Kadaster eshte rehat
PërgjigjuFiks vidh pa hesap aty. Sanksiono lejet e ktyre kriminelave ne ndertim qe nga apartmente bejne hotele e biznese pa leje top e ka kjo dyshja