Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi

KQZ e vlerëson me 81 lekë çmimin e një vote në zgjedhjet e 14 majit

24 Gusht 2023, 17:57| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 17:59

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka përcaktuar vlerën në para të një vote të vlefshme, për zgjedhjet vendore të 14 maj 2023.

Vlera në para e një vote të vlefshme është përllogaritur afro 81 lekë. Përllogaritja e vlerës bëhet duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të vendosur në dizpozicion nga qeveria për procesin me numrin në total të votave të vlefshme të fituara nga partitë.

Referuar numrit më të lartë të votave, plot 579 mijë, Partia Socialiste do të marrë vlerën më të lartë të buxhetit në zgjedhjet e ardhshme.

Partia Demokratike zyrtare, zbret për herë të parë në vendin e tretë, ndërsa e dyta renditet Partia e Lirisë që ka siguruar numër më të lartë votash.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?