KQZ gjobit 2 kryebashkiakë të PS, shkelën kodin elektoral! Gjobë edhe administratorëve të Bashkive Devoll e Cerrik

9 Maj 2023, 14:07| Përditesimi: 9 Maj 2023, 16:02

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gentian Llatja dhe ai i Kamzës, Rakip Suli u gjobitën nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shkelje të kodit elektoral. Sipas KQZ dy kandidatët kanë postuar në faqet zyrtare të Bashkisë, aktivitete të tyre politike. Komisioni ka evidentuar edhe keqpërdorim të burimeve njerëzore në Bashki.

Sanksione janë vendosur nga KQZ edhe ndaj personave përgjegjës për raportimin e aktiviteteve në KQZ në Bashkinë Devoll dhe në Bashkinë Cërrik, pasi kanë shkelur afatin e deklarimit.

KQZ mori në shqyrtim dhe akuzën e ngritur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” kundër Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat. Sipas denoncimit, institucioni ka postuar foto të kryetarit të Bashkisë së Beratit, i cili është dhe kandidat i PS për një mandat tjetër në 14 maj. Qendra kulturore veç postimit të aktivitetit politikë të kandidatit, bënte thirrje në faqen zyrtare të saj për votimin e tij.  KQZ nga verifikimi e gjeti të drejtë denoncimin e kësisoj vendosi sanksion për kryetarin e qendrës kulturore dhe fshirjen e postimeve...

KQZ mori në shqyrtim këtë të martë edhe raportin e monitoruesve të fushatës elektorale për periudhën 2-8 maj 2023. Në raportet e depozituara nga 222 raportues të miratuar nga KQZ vihen re 6 shkelje të kodit zgjedhor. Partitë e kapura në shkelje janë Partia Socialiste, Koalicioni Bashkë Fitojmë, Partia Social Demokrate dhe Nisma Thurje.  Shkeljet lidhen me afërsinë e zyrave elektorale me qendrat e votimit apo posterave pa shënimin përkatës “Nën përgjegjësinë ligjore të...”

Kryekomisioneri Celibashi urdhëroi mbylljen e zyrave të hapura në afërsi të KZAZ-ve, si dhe urdhëroi Policinë për heqjen e posterave pa shënimin përkatës “nën përgjegjësinë ligjore të subjektit politik”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?