KQZ ka hedhur shortin duke përcaktuar kështu anëtarin e shtatë të KZAZ. Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift. Çdo KZAZ ka 7 komisionerë, ku 2 janë të PD, 2 të PS, 1 i LSI dhe 1 një parti tjetër që është me PS, duke bërë një ndarje 3 opozita me 3 mazhoranca. Komisioneri i 7-të do të zgjidhet me short dhe KQZ vendosi sot që në në KZAZ-të e ZAZ-ve me numër tek, anëtari i shtatë do të propozohet nga PD dhe në KZAZ-të e ZAZ-ve me numër çift, anëtari i shtatë do të propozohet nga PS.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kaloi edhe projektvendimi për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
Njoftimi mbledhjes.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkronjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligji nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.
Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.
“Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
“Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
Komente
