Komisioneri Ilirjan Celibashi dhe ankimimi i Kuvendit

Politikë

KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)

21 Shkurt, 17:56| Përditesimi: 21 Shkurt, 18:04

  • Share

Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bllokuar mazhorancës socialiste një tjetër projektligj pas TVSH-së për Bujqësinë dhe “Paketës së Maleve”, të cilat u rrëzuan nga KAS pas ankimimit të Kuvendit.

Këtë herë bëhet fjalë për projektligjin e propozuar nga deputeti socialist Nasip Naço te Rendi dhe Siguria, për Burgjet e Hapura, pra kalimi i të dënuarve që plotësojnë kushtet, nga burgjet e sigurisë së zakonshme tek ato të hapura, ku i dënuari mund të punojë ditën dhe të kthehet në godinë gjatë natës.

KQZ e konsideron atë si një projektligj që “favorizon kategori të caktuara të popullsisë”, në këtë rast të dënuarit dhe se ka efekt elektoral, pasi është brenda 4 muajve që paracakton ligji, kur zgjedhjet mbahen më 11 Maj.

Por Kuvendi nuk është dakord dhe pasi ka shqyrtuar njoftimin e bllokimit nga KQZ, i marrë më 19 shkurt, është kundërpërgjigjur me një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Kuvendi dhe Komisioni shprehen se Komisioneri Celibashi ka 2 pasaktësi juridike në vendimin e marrë, pasi ky projektligj nuk përfshihet tek ndalesat që parashikon ligji për zgjedhjet.

Madje ky projektligj sipas tyre nuk ka të bëjë me përfitime të dënuarish, pasi nuk ndryshohen vendimet e gjykatave. KAS pritet të mblidhet për ta shqyrtuar këtë ankimim të Kuvendit, me nr. 2, i depozituar në KQZ.

Sot (20 shkurt) u hodh shorti për caktimin e relatorit, ku doli emri i Ilirjan Rusmalit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?