KQZ i ka dërguar shkresë Komisionit të Reformës Zgjedhore për disa rekomandime të pjesshme për ndrysime të kuadrit ligjor zgjedhor. Mes 3 rekomandimeve përfshihen dhe rregullat e financimit të fushatës zgjedhore.
Duke qenë se ka ende punë për të bërë për financimin e partive politike, KQZ thotë se nuk ka kohë për të bërë ndryshime themelore e për t’i vënë në zbatim në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye sugjerojnë:
“Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.
Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’.”
Duke qenë se zgjedhjet e ardhshme vendore do të zhvillohen pas rreth 7 muajsh dhe koha nuk mjafton, KQZ thotë se ligji i ri zgjedhor nuk do të jetë në fuqi për t’u zbatuar. Megjithatë kërkon që disa rregulla për zhvillimin e zgjedhjeve të shikohen në mënyrë të pjesshme për një periudhë 2-3 mujore në mënyrë që të jenë gati për zgjedhje.
Mes rekomandimeve përfshihen ndryshime lidhur me organizmin e funksionimin e komisioneve të qendrave të votimit dhe KZAZ-ve, dhe përdorimi i aseteve publike dhe fushata nga funksionarët publikë.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin)