Politikë

Zëvendësministrja e Jashtme bëhet deputete

21 Maj 2019, 13:04| Përditesimi: 21 Maj 2019, 13:22

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme i ka dhënë mandatin e deputetit Artemis Malo-s. Malo del nga listat shumemërorë të Partisë Socialiste në Gjirokastër.

Ajo ka marrë mandatin e lënë nga deputeti socialist, Flamur Golemi pasi ky i fundit do të kandidojë për kryetar bashkie në Gjirokastër në zgjedhjet që do të mbahen më 30 qershor. Deputetja e re i përket komunitetit minoritar grek por është shumë e njohur dhe e vlerësuar në Gjirokastër.

Ndërkohë Artemis Malo mban edhe detyrën e Zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Tetori i 2017. Ndërsa po nga ky muaj ajo është zgjedhur Anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?