Në burg për shitblerje vote, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit dhe 11 kryetarëve bashkie! Miratohet rezultati edhe për 12 Këshilla Bashkiak

25 Maj 2023, 11:58| Përditesimi: 25 Maj 2023, 12:28

  • Share

KQZ dha vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash. KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).

Shpërndarja e mandateve sipas rezultatit zgjedhor u miratua edhe për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Himarë, Finiq, Selenicë, Dropull, Kolonjë, Devoll, Maliq, Dimal, Malësi e Madhe, Kavajë, Librazhd dhe Pogradec.

Bashkia Himarë (21 këshilltarë)
PS-9 mandate 
PD-1 mandat 
BF-7 mandate 
PSD-1 mandat 
LZHK – 1 mandat
AAK – 1 mandat
MEGA – 1 mandat
Bashkia Malësi e Madhe (31 këshilltarë)
PSD – 8 mandate 
PS – 6 mandate 
BF – 3 mandate 
PD – 3 mandate
PAA – 3 mandate 
LZHK – 3 mandate
AAK – 2 mandate 
FRD – 1 mandat 
ADK – 1 mandat
PASH – 1 mandat
Bashkia Kavajë (31 këshilltarë)
PS – 13 mandate
BF – 9 mandate
PAA – 3 mandate
PD – 3 mandate
PSD – 2 mandate
PR – 1 mandat
Bashkia Finiq (21 këshilltarë)
PS -7 mandate
BF – 5 mandate
MEGA – 5 mandate
PD – 2 mandate
PDS – 1 mandat
PSD – 1 mandat
Bashkia Devoll (21 këshilltarë)
PS- 9 mandate
BF- 4 mandate
PD- 2 mandate
PDIU- 2 mandate
PAA- 1 mandat
PLL- 1 mandat
PBK-1 mandat
Festim Kaso kandidat i pavarur
Bashkia Dimal (21 këshilltarë)
PS – 11 mandate
PD – 4 mandate
BF – 3 mandate
PAA – 1 mandat
PR – 1 mandat
PSD – 1 mandat
Bashkia Kolonjë (15 këshilltarë)
PS – 10 mandate
BF – 2 mandate
PAA – 2 mandate
PR – 1 mandat
Bashkia Maliq (30 këshilltarë)
PS- 20 mandate 
BF- 5 mandate 
PSD- 2 mandate
PD- 2 mandate
PGJ-1 mandat 
Bashkia Selenicë (21 këshilltarë)
PS- 8 mandate
PD- 2 mandate
BF- 1 mandat
PSD- 2 mandate 
2 mandate PAA, ALD, AD,
1 mandat PR, PGJ
Bashkia Dropull (21 këshilltarë)
PS – 15 mandate
BF – 3 mandate
MEGA – 2 mandate
PDS – 1 mandat
Bashkia Librazhd (21 këshilltarë)
PS – 13 mandate
BF – 3 mandate
PGJ – 2 mandate
PDS – 1 mandat
PSD – 1 mandat
PD – 1 mandat
Bashkia Pogradec (31 këshilltarë)
PS- 19 mandate
BF- 5 mandate
PAA- 2 mandate
PD- 2 mandate
LZHK- 2 mandate
FRD- 1 mandat

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?