Politikë

KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë

9 Janar, 15:51| Përditesimi: 9 Janar, 17:08

  • Share

Duke ju dhënë zgjidhje shqetësimeve të dy partive kryesore, PS dhe PD, Komisioneri Ilirjan Celibashi miratoi sot aktin e fundit që bën gjithçka gati për votën e Diasporës, rregulloren, se si do të pranohet apo refuzohet kërkesa e një emigranti për të votuar nga jashtë.

 “Do të ishte me vend që zgjedhësve, kur t’ju shkojë mesazhi i refuzimit, tu tregohet arsyeja specifike se pse nuk janë pranuar, por po ashtu, tu thuhet se ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri. Kjo do t’i ndihmonte ata që ndoshta nuk e dinë”, tha  Elena Xhina, Përfaqësuese e PS.

“Ne duam transparencë, për rastet kur refuzohet, të keni mundësi t’i riktheheni”, u shpreh Franc Nuri, Përfaqësues i PD.

“Të drejtën për tu ankuar e ka vetë zgjedhësi. Por ju mund të përdorni auditët tuaj teknicienë që kanë akses në sistem dhe përmes tyre të më sinjalizoni për çdo rast që keni dyshime, dhe unë do ta trajtoj atë si një akt administrativ, e do ta rishohim”, theksoi Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

20 persona do të punojnë nga e shtuna e 11 janarit, e në vazhdim për të lexuar të gjitha aplikimet dhe për të vlerësuar nëse do të pranohen ose jo, pasi të jenë informuar për rregullimin e mangësive në aplikim.

KQZ po diskuton orën kur do ta hapë sistemin. Ora 12 e natës, duke filluar e shtuna, është një opsion. Por duke pasur parasysh, diferencat orare të vendeve të ndryshme ku mund të jetë e shtrirë diaspora, mundet që sistemi të hapet në 12 të mesditës së të shtunës.  Aplikanti i parë do të marrë një medalje nga KQZ, dhe do të promovohet për të stimuluar sa më shumë pjesëmarrje.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?