Repor Tv ka mësuar se në listën e kandidatëve për deputet të PD-së që KQZ kërkon verifikim të thelluar është edhe Gentjan Muca, ish- kapiteni i Tiranës. Mësohet se Muça është dënuar me 1 vit pezullim nga aktivitetet sportive nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për nxitje të urrejtjes në publik pasi në përfundim të një ndeshjeje të fituar të Tiranës ndaj Partizanin ka nxitur tifozët duke folur me megafon
"Tirana! Mbyte morrin e kuq! Mbyte Beogradin! Mbyti komunistët", ka thënë ai.
Për këtë Gentjan Myca është dënuar me 1 vit pezullim nga aktivitetet sportive nga Disiplina në FSHF, por që më pas Komisioni i Apelit e uli dënimin në vetëm 6 ndeshje pezullim dhe gjobe. Vetë Muca në atë kohë ka thënë se është i habitur nga ky vendim pasi thjesht ka sharë komunizmin që i mbyti shqiptarët. Megjithatë, nuk dihet nëse është kjo arsyeja apo jo që KQZ kërkon hetim të thelluar, apo ka një çështje tjetër.
Lajmi kryesor:
Pjesë e listës së zezë të DASH, KQZ kërkon hetim të thelluar për Tom Doshin! Në 'lupë' dhe 11 kandidatë të tjerë, mes tyre 4 nga PD, 3 nga PS dhe 1 nga LSI
B.K./ReportTv.al