KQZ kërkon verifikimin/ Kapllanaj për Report Tv: Duan të më prishin imazhin! Kandidati i Berishës, i paguar për t’i prishur punë PD

14 Prill 2023, 14:21| Përditesimi: 14 Prill 2023, 14:58

  • Share

TIRANË- Kërkesën e KQZ për verifikime pasi dyshohet e ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, kandidati i PD për Mallakastrën, Agron Kapllanaj e ka cilësuar si politike, me qëllim për t’i dëmtuar imazhin. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kapllanaj tha se ky është një tregues se KQZ është një institucion i politizuar, ndonëse do duhet të ishte e kundërta.

“Edhe organet që duhet të jenë të pavarura, janë të politizuara deri në thelb dhe nuk kanë asgjë tjetër veçse të përsërisin disa gjëra që janë mbyllur përgjithmonë, mendojnë se do më prishin imazhin. Çështja ime është mbyllur me vendim të Gjykatë Kushtetuese në 2012, GJK kanë votuar 6-0. KQZ sa herë ka zgjedhje, edhe në 2021 unë kam bërë të njëjtin deklarim dhe nuk kishte asgjë shtesë që KQZ ta çonte për hetim të thelluar, 2-3 muaj më parë ka ardhur rezultati, ka qenë i njëjti, që nuk ndalohet kandidimi. Është i njëjti kryetar që para 1 muaji mbante qëndrime për situatën brenda PD”, tha Kapllanaj.

Në këtë garë, Kapllanaj nuk ka vetëm kundërshtar kandidatin e PS, Qerim Ismailaj, por edhe Resmi Shanaj nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”. E ndërsa për të parin thotë se gëzon respekt, Shanajn e cilëson si “patericë të Edi Ramës”, me qëllim për t’u prishur punë Partisë Demorkatike.

“Paterica e PS në Mallakastër ai që ka nxjerrë Rithemelimi, gara do jetë më e fortë dhe do jetë më e bukur tani që kam 2 kundërshtar, unë dhe qytetarët e Mallakastrës do të fitojmë. E kanë paguar për të qëndruar në garë dhe për të marrë vota që të më prishin mua vota. Delirant që ka marrë përsipër të dëmtojë demokratët e Mallakastrës, që të bëhet shkaktar që Bashkinë t’ia lënë PS, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Fitoren në Mallakastër as nuk e vë në dyshim. Ndërkohë, në ndryshim nga disa kolegë të tjera, Kapllanaj thotë se nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje që të heqë dorë nga gara.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?