Moment nga numërimi në Himarë

Politikë

KQZ konfirmon rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të Himarës: Vangjel Tavo fitoi me 58,62%, mbi 17 për qind nga Gjikuria

5 Gusht, 08:45| Përditesimi: 5 Gusht, 08:48

  • Share

Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar përfundimin e numërimit dhe rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.

Konfirmohet edhe fitorja e kandidatit socialist Vangjel Tavo, ndaj atij të opozitës, biznesmenit Petro Gjikuria.

KQZ njofton se “ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë”, teksa ka publikuar edhe “rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit”.

Në përfundim theksohet se:

“Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%)”.

Gjithashtu KQZ sqaron se “ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ”.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?