Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer për korrigjimin dokumentacionin e listave shumëemërore të disa partive të vogla që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit.
Janë katër parti që do duhet të korrigjojnë dokumentacionin e kandidatëve, nesër konkretisht Partia Lëvizja e Re, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:
1- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
2- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
3- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
4- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet në njoftim.