KQZ kufizon qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve! Do pezullohet çdo aktivitet që josh zgjedhësit, ndalohet dhurimi i shtëpive dhe shpërndarja e lejeve të legalizimeve

18 Dhjetor 2020, 14:53| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 15:26

  • Share

Dakordësia në Këshillin Politik për të kufizuar qeverinë para 25 prillit po konkretizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nëpërmjet një raporti që pritet të hidhet në votim, KQZ ndalon prezantimin e projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve  dhe prerjen e shiritëve pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.

NGA 25 DHJETORI NDALOHET:

Dhurimi i çelësave të shtëpive

Prezantimi i projekteve

Shpërndarja e lejeve të legalizimeve

Prerja e shiritave

Sipas Komisonerit, këto aktivitete konsiderohen abuzim me pushtetin dhe që bëhen për funksion të përfitimit për zgjedhje.

Pjesmarrja në aktivitetet e lartpërmendura është e ndaluar për kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrin dhe zëvendësministrin, kryetarin e bashkisë dhe zëvendësit e tij, drejtorin e përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose ministrit, së bashku me zëvendësit e tij

Për këta zyrtarë është e ndaluar dhe reklamimi i objekteve të rintërtuara ose që janë në proces rindërtimi. Gjithashtu KQZ kërkon të ndalohet dhe mundësia që qeveria të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve.

Konkretisht në dokumentin e përgatitur nga KQZ thuhet se: “Ndërmarrjet shtetërore gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo në çfarëdolloj forme të kontribuojnë në veprimtari publike të ndaluara sipas këtij vendimi” 

Për të gjitha ata që nuk do ti zbatojnë këto rregulla do të ketë sanksione me gjobë të cilat variojnë nga 10 000- 500 000 lekë të reja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/12/2020 01:09

    Per te vetmen gje qe jam kunder jane banesat per te demtuarit e termetit.Ato duhet te vazhdohen te jepen.Njerezit kane nevoje per strehim patjeter dhe shtetit I duhet te kurseje parate qe jep per qirate.Eshte paturpesi te llogaritet nje gje e tille si fushate elektorale.

    Përgjigju
  • Taulant BallaBoksi: 18/12/2020 17:38

    Normal se nuk i kane ngelur me leke ne buxhet te Gjatit per te dhuruar celesa shtepie

    Përgjigju
  • Lui: 18/12/2020 17:25

    Pjesmarrje direkte te nje plotikani e kuptoj, por procesi i shperndarjes se shtepive te reja nga termeti, apo marrja e legalizimet duhet te vazhdojne normalisht se nuk mund te ndalohet puna per hir te zgjedhjeve. Edhe ajo puna e reklamimeve eshte e tepruar, sepse sidoqofte subjekti politik pretendent per te qeverisur, apo per te vazhduar qeverisjen duhet te tregoje arritjet cfare ka bere, e cfare do beje. Tjeter gje nese keto jane genjeshtra. Edhe ulja apo heqja e taksave eshte relative dhe jo abuzuese. Sepse partia apo koalicioni qeverises i ul apo i heq atehere kur e mendon te arsyeshme, sepse me pare psh mund mos kishte bilance te mira fiskale te heqesh nje takse, apo ta ulesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?