Monika Kryemadhi dhe Kreshnik Spahiu

Politikë

KQZ miratoi rezultatin e zgjedhjeve, Kreshnik Spahiu ironizon: PD-LSI s'ka regjistruar asnjë ankesë! Nesër fillon lufta drejt fitores

4 Maj 2021, 20:26| Përditesimi: 4 Maj 2021, 20:28

  • Share

KQZ miratoi sot rezultatin për të 12 qarqet e vendit dhe për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), e ndërsa PD dhe LSI kanë hedhur akuza se PS ka manipuluar zgjedhjet dhe ka vjedhur votat, sërish nuk kanë paraqitur asnjë ankesë.

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar pikërisht  me këtë fakt, ndërsa shkruan në Facebook se "nesër fillon lufta drejt fitores".

"KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve. PD-LSI s'ka regjistruar asnjë ankesë. Nesër fillon lufta drejt fitores", shkruan ai në Facebook.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?