KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.
Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.
Nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj ndërsa nga PS deputete doli Genta Duraku.
Në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, ku vota të pavlefshme dolën 2188.