Ervin Bushati

Politikë

Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë

18 Janar, 12:22| Përditesimi: 18 Janar, 15:38

  • Share

Ambasadori shqiptar në Amerikë, Ervin Bushati, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump. 

Fillimisht vendimi ishte ndaluar nga KQZ duke e kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para. 

Por disa orë më pas publikimit në shqiptarja.com KQZ deklaroi se me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar.”

"Arsyeja e Lejimit: Ka dërguar ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri Amerikan"

Ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale. 

 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/01/2025 04:54

    Per te qare e per te qeshur! Ambasadori perfaqeson shtetin shqiptar,jo partine dhe nuk eshte i vetmi ambasador qe eshte ftuar e nuk e ka blere ftesen dhe pervec kesaj, nuk eshte aktivitet zgjedhor qe ka te beje me pol.e brendeshme shqiptare,ne fakt nuk eshte fare akt.zgjedhor,eshte thjesht ceremoni inagurimi.Aktivitete zgjedhore jane ato takimet e Rames me diasporen ku jane pare dhe ambasadore qe shoqerojne nje kryeminister qe vjen si i tille,por qe kerkon voten si kryetar partie.KQZ-se me ne fund i erdhen trute e kokes ne vend,per te kuptuar gabimin trashanik qe per pak sa se bene.

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/01/2025 20:17

    Çfarë është kjo ministri e jashtme patatinash? E të mos flasim për fytyrën e Bushatit të na përfaqësojë në ShBA! Pu pu pu pu….

    Përgjigju
  • Tes: 18/01/2025 19:17

    I thoni ta mbertheje Kopien e fundit te kemishes dhe shtrengoje kravaten ...se eshte ambasador.

    Përgjigju
  • Leon: 18/01/2025 18:04

    Nje kokloqe po hajt mo kto kemi. Diplomaci e dhjere

    Përgjigju
    • Demokrati: 18/01/2025 18:23

      Komisioneri i zgjedhjeve esgt oergjegjes për kete turp. Cfare leje do i japi ambasadorit qe te shkoje te punoje? Ambasadori e ka dite pune takimin. Demek kqz e ndaloi komisioneri e fali. Po komisioneri esht kqz-ja. Ai esht administrator i struktures. Institucion qesharak

  • AltinTop: 18/01/2025 17:32

    Nderhyrja e Grenell beri te mundur pjesmarrjen e ambasadorit ne ceremoni. Po negociohet pjesmarrja e Flamur Nokes..le te shpresojme..!

    Përgjigju
  • Coli: 18/01/2025 14:59

    Budallalleqe.

    Përgjigju
  • Ilir: 18/01/2025 14:29

    E rende, Rama te nderhyje

    Përgjigju
    • Sigmund: 18/01/2025 15:50

      Fitore e madhe per Shqiperine

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?