KQZ: Në 2025 diaspora nuk voton nëse nuk respektohen afatet! Tabaku: Keqardhje që çështja nuk është prioritet i opozitës

31 Tetor 2023, 22:32| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 22:45

  • Share

E drejta e votës për diasporën shqiptare ësthë diskutuar në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se nëse Kuvendi dhe partitë politike nuk plotësojnë kushtet që ka vendosur Kushtetuesja, diaspora do ta ketë të pamundur të votojë edhe në vitin 2025. 

"Në 2025 nuk e dimë nëse do bëhet procesi i votimit nga jashtë. Fakti është që të gjithë e dimë se është e pa qartë situate. Edhe pse në një lloj mënyre, diaspora për Shqipërinë e lirë nëpërmjet aksionit të saj dhe Gjykatës Kushtetuese, vendosi drejtësi, e ka bërë të pa qartë situatën. Kemi një vendim të GJK, që konstaton se në ligjin zgjedhor, ka mangësi për sa i përket votimit nga jashtë. Nuk mundet të ketë votim nga jashtë sepse na mungon ligji. Gjykatës Kushtetuese, ka ngarkuar kuvendin që brenda një afati të caktuar të përmbushë detyrimet. Gjykatës Kushtetuese, është e qartë. Ka boshllëk ligjor dhe prandaj nuk u mundësua votimi nga jashtë. Është e qartë. Kjo nuk ka nevojë për tu shpjeguar më shumë. Jemi para faktit se mungo baza ligjore për të mundësuar votimin nga jashtë. Është e qartë ka vendosur dhe një afat. Opinioni im është ky që nëse Kuvendi i Shqipërisë, nuk do ketë korrigjim të boshllëkut ligjor në zgjedhjet e 2025, nuk do të ketë votim nga jashtë.

Nëse do ekzistoje vullneti politik për të plotësuar këtë boshllëk ligjor, kjo do ndodhi shpejt (zgjedhje dhe nga jashtë). Gjykata kushtetuese I ka përcaktuar boshllëqet ligjore. Si do bëhet mënyra e votimit? Si do të bëhet llogaritja e votës e përkthyer në mandate. Unë kam munduar se kuadri ligjor e ka mundësuar votimin nga jashtë edhe ashtu si ka qenë. Po GJK, ka thënë mungon ligji. Kuvendi duhet të bëje plotësimet dhe afati duhet të konsiderohet. Partitë politike dhe kuvendi do duhet ta konsiderojmë sa më shpejtë të jetë e mundur këtë. Afati që parlamenti duhet ta miratojë është janar 2024. E ka thënë Gjykata Kushtetuese. E ka llogaritur Gjykatën Kushtetuese. Gjykatës Kushtetuese arsyeton se na duhet 1 vit e gjysmë që të përgatitemi. Mazhoranca ka një përgjegjësi më të madhe. Të paktën iniciatore për këtë proces mundet të jetë. E vetme nuk realizohet ky proces. Për kuadrin ligjor duhen 84 vota. Duhet të hyjnë në negociata me opozitën."

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi të rëndësishme dhënien e të drejtës së votës për emigrantët dhe tha se kjo duhet të ishte beteja e opozitës. Për të pesha e fajit rëndon më tepër tek opozita që nuk ndikon që kjo çështje të përparojë.

"Unë si përfaqësuese e opozitës ndjej keqardhje që këtë çështje nuk e ka shtyrë opozita. Nuk ka temë më të rëndësishme më të rëndësishme për opozitën se sa vota e diasporës. Nuk ka temë më të rëndësishme se sa komisioni i reformës zgjedhore ta vendosë në krye të çështjeve të ditës. I referohem pjesës së Opozitës. Nëse shqiptarët sot janë larguan kanë një arsye që lidhet me qeverisjen. Mundet që qeverisja mos të ketë dëshirë ta ketë këtë prioritet, por opozita e ka të pa pranueshme që të mos e ketë shtyrë këtë çështje."

Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdërim Krrashi, një ish-emigrant, tha se ai personalisht do të luftonte që kjo e drejtë të bëhej realitet, pasi ishte një e drejtë që duhej ta kishte çdo shqiptar.

"Se si mundet një parlament që mos të respektojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese është e pa pranueshme. Mendoj se koha është komplet e mjaftueshme."

“Për mua kjo është edhe një çështje personale”, tha ai.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 01/11/2023 11:48

    Tabaku mos flasi per keqardhje se ajo vet ka kaq kohe qe luan ne opozit me shume porta duke renduar rolin e opozites ne vend .Fatkeqesi e madhe qe njerez me te tilla karaktere si Bardhi dhe Tabaku shkatarrojn themelet e opozities dhe sot jane duke mbeshtetur pa pik turpi Berishen qe eshte me ceshtje penale te hapur me drejtesin shqiptare!Te jene te sigurt si Berisha si Bardhi si Tabaku si Noka qe balten e tyre duke dhunuar institucionet shteterore dhe qetesin publike sdo arrijn kurre tja hedhin njerezve te ndershem me politiken dhe popullin! Shpresoj te dalin sa me shpejt perpara drejtesis shqiptare !

    Përgjigju
  • Elsa: 01/11/2023 01:12

    Faleminderit, z. Celibashi per deklaraten qe pergjegjesine dhe detyre e ka Kuvendi dhe deputetet e tij. Do ishte mire te benin detyren ne menyre qe zgjedhesit brenda apo jashte te ushtrojne te drejten kushteturse per te zgjedhur. Qe te qeverisemi jo na maxhoranca te votuara nga 1/3 e popullit, ose e administrates tashme nen kontrolllin e nje organizate politike-te korruptuar krominale si ajo nen Rama. Edhe po nuk e aprovojne ligjin, serish, mbetemi shptesplote qe SPAK do ti vere nen akuze per shperdorim detyre ose mos kryerje pa shkaqe te arsyeshme te detyres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?