SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021

20 Gusht, 18:08| Përditesimi: 20 Gusht, 23:10

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar në lupën e Prokurorisë së Posaçme. SPAK ka nisur hetimet për dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit.

Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreut të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për 'Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!'.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

Për çfarë tenderash bëhet fjalë?

Tenderi 1/ Tenderi me numër reference REF-83073-12-23-2020, ka të bëjë me tenderin për blerjen e pajisjeve për identifikimin elektronik të votuesve u hap më 24 dhjetor 2020 dhe procedura e shpalljes ishte me negocim. Në 15 janar të vitit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi ofertën e kompanisë “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit, sipas edhe dokumentit që disponon Shqiptarja.com.

Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe u ofrua ta realizojë projektin për afro 20 milion dollarë. Fondi limit ishte pak më shumë se 21 milionë dollarë (Konkretisht 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH)  ndërsa kompania fitoi duke ofruar 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH.  Kjo ishte kompania e vetme në garë. Kontrata me shoqërinë “Smartmatic International Holding B.V me seli në Holandë u firmos 10 Shkurt 2021.

Tenderi 2/ Tenderi me numër reference “REF-89113-03-04-2021” ka të bëjë me blerjet e pajisjeve të votimin dhe e numërimin elektronik për projektin e parë pilot të votimit elektronik në zgjedhjet e 2021, që u mbajt në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Edhe këtu procedura e shpalljes ishte me negocim. 

Kompania Smartmatic, sipas edhe dokumentit që disponon Shqiptarja.com mundi që të sigurojë një kontratë me vlerë rreth 1 milion dollarë për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit të njësisë 10.  Fondi limit ishte 109.999.500, ndërsa kompania fituese Smartmatic International Holding B.V, fitoi në mars të 2021 duke ofruar 99.424.460 lekë. Afati i kontratës përcaktohej dy muaj për projektin pilot që u implementua në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë.

Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023 kompania ‘SmartMatic’ fitoi tenderin për votimin dhe numërimin elektronik që u implementua në Elbasan, Kamëz e Vorë.

 

 

Njoftimi i fituesit të tenderit për votimin dhe numerimin elektronik

 

 

Njoftimi nga KQZ për fituesin e tenderit për identifikimin elektronik të votuesve

 

 

 

Tenderi i identifikimit elektronik

Ora 20:08
SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton KQZ-në për tenderat që fitoi kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, kompania e cila pa garë fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 2023 si për implementimin e projektit pilot në njësinë 10 për votimin e numërimin elektronik.

Sipas aktit themeltar të Shoqërisë kompania “Smartmatic International Holding B.V” ka qendrën në Amsterdam Hollande. Ndërsa në Tiranë, më 2 shkurt 2021, pra pak ditë pasi fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve, regjistroi shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, sh.p.k. Smartmatic Albania me kapital themeltar 100 mijë lekë të reja, dhe objekt aktiviteti „Sherbime per ndertimin dhe mirembajtjen e sistemeve zgjedhore/te votimit“

Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 26.05.2021, terhequr nga QKB date 15.05.2023, Pronaret perfitues te subjektit Smartmatic Albania zoterues te 25% te kapitalit e me teper, eshte Antonio Jose Mugica Rivero, shtetas spanjoll, i datelindjes 1974. Riviero rezulton zoterues tek shoqeria SGO Corporation Limited, shoqeri zoteruese tek Smartmatic International Holdi (B.V). Ndërkohë në faqen zyrtare të kompanisë 'Smartmatic' Antonio Mugica rezulton se ka pozicionin e drejtuesit ekzekutiv 'Chief Executive Officer"

Shoqeria Smartmatic International Holdi (B.V). zoteron 100% te kapitalit tek Smartmatic Albania. Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 06.04.2016. Administrator i Smartmatic Albania prej asaj dite e deri në 2 shkurt 2026 rezulton Frans Harm Gunnink.  Edhe në faqen zyrtare të kësaj kompanie evidentohet aktiviteti i saj në Shqipëri

Sipas të dhënave të aksesueshme në webin e zyrtar të "Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit kompania Smartmatic Albania ka marrë mbi 1.7 milardë lekë nga buxheti i shtetit nga 18 marsi 2021 - 6 nëntor 2023.

Akuzat 

Kjo kompani është vënë në qendër të akuzave të presidentit Amerikan Donald Trump se ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2020.

Report Tv sjell më poshtë të gjithë historikun e akuzave dhe kundërakuzave mes Trump dhe përfaqësuesve të " Smartmatic".  Zgjedhjet presidenciale në SHBA sollën një precedent të paparë në historinë e vendit akuzat për manipulim të votave, duke akuzuar kompaninë Smartmatic, për manipulim dhe ndërrim rezultati. Por cila është kompania dhe a ka pasur akuza të mëparshme ndaj saj.

Cila është kompania?
Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë. Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

Kur u akuzua për herë të parë”?
Kompania  u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës ka akuzuar kompaninë që siguron platformën teknologjike se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milion më pak votues në zgjedhjet e atij viti. Nicolás Maduro "Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milion votues venuzelian."

Për çfarë akuzohet në SHBA?
Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Powell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.

“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden."


 

Foto: Të dhënat e QKB-se 


 

 

Foto: Marre nga open spending data

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/08/2024 07:28

    Nje gje nuk kuptoj une. Perse kemi arritur tek kjo pike ku cfo qelize e shoqerise eshte e korruptuar? A kemi nerv ne apo edhe ai eshte korruptuar?

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2024 02:33

    Nuk e kuptoj ku qendron shkelja qe ka bere KQZ?! Nese nuk eshte paraqitur askush tjeter ne gare per tenderin pervec Smartmatic dhe keta e kane fituar si te vetmit,mendoj qe nuk ka asnje shkelje.Nese SPAK eshte nisur nga akuzat idioteske te autokrateve si Trump e Maduro,ndoshta eshte rasti qe t'i rikujtojme qe Smartmatic ka hapur kundergjyq kunder Trump,S.Powell,R.Giuliani,etj dhe FOXNEWS pikerisht per c'kane aluduar per SMARTMATIC.

    Përgjigju
  • enea: 21/08/2024 02:33

    SPAKU DUHET TE BLEJE MJE TRAJLER TE MADH PER TI FUTUR GJITHE KETA TE KORRUPTUAR....SA SHUME QENKAN...

    Përgjigju
  • Dushi: 20/08/2024 22:41

    Leku letër me Rilindjen, saqë dhe leku doli më i fortë Se euro dhe dollari, qeverri e fortë kjo shpërndan 10 -çe, 100-çe milionëshe eurosh dhe përseri qendron si shkëmb graniti, megjithese ja vjedhin dardhat, mollët dhe fiqtë

    Përgjigju
  • Celibashi: 20/08/2024 22:12

    Hap krahun Celibash, se kemi zgjedhjet e 2025 nashi!

    Përgjigju
  • Ca bëhet aty???: 20/08/2024 21:06

    Une per veten time jam gjithmonë optimist dhe kam shpresë gjithmonë qe gjerat do rregullohen kudo,ama ne Shqipëri ka mbaruar cdo gjë,e ka marr lumi,ska me shpresë,komb i kalbur,pa pik integriteti,ne cdo fushë vetëm vjedhje..o burra ikni sa me pare,le ta marr greku,turku serbi kush te doje se ne as kemi qene e as kemi per tu bere ndonjëherë komb me vlera..turp te na vijë

    Përgjigju
  • ligji: 20/08/2024 20:41

    Me ne fund i erdhi rradha edhe Ilirjan celibashit ketij funderrine te korruptuar, SPAK te hetoje dhe bizneset qe celibashi ka te zona e Tirana e re dhe ne disa zona te tjera,ndersa keto biznese jane ne emrat e te aferme te tije. Me kembe te mbare!

    Përgjigju
  • Arjana Mediu: 20/08/2024 19:58

    Ketij as ske ca ti q*sh me se gruan ja ka sqaruar Koli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?