Plarent Ndreca deputet, KQZ e njofton për mandatin! Juristi: I nderuar të pranoj

12 Janar, 11:50| Përditesimi: 12 Janar, 15:19

  • Share

Juristi Plarent Ndreca do të ulet në karrigen e deputetit e lënë bosh nga ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj në arrati prej më shumë se 6 muajsh. Për Report Tv juristi Plarent Ndreca u shpreh se është i nderuar të pranojë mandatin e deputetit.

Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes pas shpalljes së vakancës nga Arben Ahmetaj, të cilit iu dogj mandati pas 6 muajve mungesë në Kuvend pa arsye.

KQZ në mbledhjen e kësaj të premteje, (12 janar 2024) urdhëroi që, për marrjen e mandatit të njoftohet Plarent Ndreca, i radhës në listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 2021-shi, ku mori 4008 vota.

Nëse juristi Ndreca dorëzon që sot formularin e vetëdeklarimit, KQZ mund të mblidhet po sot për të ligjëruar mandatin e tij. Ndryshe, siç paralajmëroi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, mbledhja mund të mbahet ditën e hënë.

Arben Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?