Koalicioni Meta-Berisha ankimon vendimin e Ilirjan Celibashit Celibashit që nuk i hoqi mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës për mosdeklarimin në formular të një dënimi në Greqi në ’99-ën për kalim kufiri. Juristët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkojnë në KAS që Kreshnik Hajdarit t’i ndërpritet mandati.
Kreshnik Hajdari i është përgjigjur me “JO” pyetjes në formularin e vetëdeklarimit nëse ka qenë i dënuar, por pavarësisht zbulimit të masës qortuese nga Gjykata e Janinës për kalimin e paligjshëm të kufirit, Celibashi vlerësoi se vepra penale e kryer nuk është shkak ligjor për t’i ndërprerë mandatin.
Megjithë këtë vendim të KQZ-së, SPAK ka nisur një hetim për falsifikim të formularit, ku vetë kryebashkiaku tha se nuk kishte njoftim për dënimin nga pala greke kur ishte vetëm 17 vjeç.
Drejtësia greke i përcolli pak ditë më parë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.
Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ankimimi i BF
Per mendimin e Berishes-Meta duhet ti hiqet mandati po Bejlerit pse duhet ti lejohet mandati? Keta kane rrjedhur nga trute qe te dy mire Berisha se e ka nga ligesia dhe pleqeria po Likja me sa duket para se te shkoj ne biruc do te realizoj dhe ca maskarralliqe te tjera! Te ikin te largohen nga politika dhe mos tua shofi me njeri surratin ketyre batakxhinjve!
PërgjigjuPër mendimin tim mandati duhet ti hiqet këtij kryebashkiakut! Por një opozit që meret me një ish 17vjeçar që paska kaluar kufirin ilegalisht si gjith Shqiptaret, për një jetë mëtë mirë,pra i takon edhe Mul Carit i takon ti hiqet edhe atij mandati,përsëri ky ka qenë spiun i UDBse.
PërgjigjuO hajdarkreshniku mu ne te theodhoriut vafsh bashke me salillarin
Përgjigju