Ilirjan Celibashi

KQZ plotëson 3 vakancat në këshillat bashkiakë të Gramshit, Fushë-Arrëzit dhe Kurbinit (Emrat)

9 Janar, 15:16| Përditesimi: 9 Janar, 15:57

  • Share

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në seancën e sotme publike plotësoi vakancat e krijuara në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista e Partisë “Bindja Demokratike”, Brunilda Gjevori, në Këshillin e Bashkisë Fushë - Arrëz, me kandidatin nga lista e Partisë Socialdemokrate , Vjollca Tabakaj dhe në Këshillin e Bashkisë Kurbin, me kandidatin nga lista e Partisë Aleanca Progresiste “LZHK”, Laurin Sana.

Komisioneri shqyrtoi rezultatet e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Gramsh, Qarku Elbasan, i propozuar nga subjekti zgjedhor ”Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.

Komisioneri konstatoi se Sokol Kullolli nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të anëtarit.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ferdinand Saraçi, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Rrogozhinë, Qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues pasi ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?