Politikë

KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste

27 Janar, 15:33| Përditesimi: 27 Janar, 15:44

  • Share

Këtë të hënë, KQZ shënoi shifrën e 50 mijë shqiptarëve të diasporës që e kaluan me sukses regjistrimin dhe u pranuan si zgjedhës nga jashtë.

Megjithëkëtë, edhe refuzimi është rritur, duke u afruar tek 30 mijë raste.

3 mijë të tjerë janë në pritje të përgjigjes nga KQZ-ja.

Shqiptarët e Italisë përbëjnë gjysmën e atyre që nuk ja kanë dalë me sukses. Si ata, edhe të tjerët që janë refuzuar, problemin e kanë pasur tek dokumenti që provon adresën e tyre.

Të regjistruar burra janë 62 %, ndërsa gratë 38 %.

Për ata që nuk ia kanë dalë, aplikimet janë të hapura deri në 4 mars, dhe të gjithë mund të aplikojnë përsëri dhe ta provojnë disa herë, pasi nuk ka një limit se sa herë mund ta përsërisësh kërkesën.

G.M./xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?