Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli për gazetarët pas konsultimit me presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Celibashi deklaroi se data e propozuar nga institucioni që drejton është data 11 maj, që përkon dhe me propozimin e Partisë Socialiste.
'Nuk mund ta them tani dhe sot, të gjykoj që janë në axhendën e gjithsekujt në të ardhmen. Me rëndësi fakti që ne si institucion përgjegjës shohim datën 11 si datën e cila i krijon KQZ mundësinë ta përgatis procesin nga jashtë me të gjitha parshikimet. Ndryshimet e kodit lidhur me votimin nga jashtë u bënë vonë dhe koha që i ngeli KQZ na shtyn që të nxisim presidenti që data 11 maj të jetë më e përshtatshmja.
Pra koha dhe mundësia që kemi në dispozicion për votën e diasporës. Nuk e them dot, pasi caktimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti në çdo njërën prej datave të kodit është e ligjshme dhe ne jemi të detyruar ti përgjigjemi. Procesi i konsultimit këtë synon sa jemi gati të zhvillojmë zgjedhje në datën x apo y. Ne rekomanduam fort që të jetë data 11, edhe sepse kjo përputhet me kërkesën e një partie politike. Por ne nuk shohim agjendën politike.'
Lajmi kryesor:
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
G.K/I.M/ReportTv.al
