Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit! Kurti merr 48 mandate, i duhet koalicion të formojë qeverinë! Ja si duket parlamenti i ri

15 Mars, 16:48| Përditesimi: 15 Mars, 18:28

  • Share

PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë miratoi sot (15 mars 2025) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind që në mandat përkthehen në 48 deputetë në parlamentin e Kosovës. 

Ashtu siç ishte parashikuar Kurti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë dhe do i duhet një koalicion.  

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, konkretisht 24 mandate, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind, që përkthehen në 20 mandate. 

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind, përkthehet në 8 mandate. 

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind që përkthehet në nëntë mandate

Kush do formojë qeverinë?

Radio Evropa e Lirë shkruan se kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si. Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, edhe pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet. Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.

Kandidatët që e kanë siguruar një ulëse në Kuvend

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë:
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schëarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrulla Çeku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani, Labinotë Demi-Murtezi, Fjolla Ujkani, Fitore Pacolli, Agim Bahtiri, Artan Abrashi, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Drita Pajaziti, Fitim Haziri, Bylbyl Sokoli, Driton Hyseni, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollçaku, Arijeta Rexhepi, Rozeta Hajdari.

Partia Demokratike e Kosovës:
Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismajli, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Çuni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Armend Zemaj, Hysen Çekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadergjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhafeir, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Arjeta Abazi.

Lista Serbe:
Branislav Nikoliç, Slavko Simiç, Ljiljana Stefanoviç, Srdjan Popoviç, Verica Ceraniç, Igor Simiç, Zlatan Elek, Stefan Kovaceviç.

AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të koalicionit:

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbëreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.

Partia Demokratike Turke e Kosovës:
Fikrim Damka, Fidan Jilta.
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës:
Elbert Krasniqi.
Nova Demokratska Stranka:
Emilija Redzepi
Slobodu Pravdu i Opstanak:
Nenad Rashiq.
Koalicija Vakat:
Rasim Demiri.
Partia Liberale Egjiptiane:
Veton Berisha.
Socijaldemokratska Unija:
Duda Balje

Partia e Ashkalinjëve për Integrim:
Artan Asllani.
Jedinstvena Goranska Partija:
Adem Hodza.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës:
Albert Kinolli.

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 46.54 për qind.

 

Ora 18:26
Kosovë/ KQZ shpalli rezultatet e zgjedhjeve, po çfarë ndodh tani?

1739780361_aaa.JPG

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Por çfarë ndodh tani?

Brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në bazë të rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota. Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi do të ngrijë në vend.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Kabineti duhet t'i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit, shkruan REL. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?