Politikë

KQZ shtyu rezultatin e votimit elektronik për nesër, PS: Vendim arbitrar! Vora, ‘dallëndyshja’ e parë drejt një fitoreje të paharrueshme

11 Maj, 21:19| Përditesimi: 11 Maj, 21:54

  • Share

Pasi KQZ pranoi kërkesën e demokratëve për të shtyrë rezultatin e votimit elektronik në njësinë nr.10 dhe në Vorë, ka reaguar PS.  Përmes zëdhënëses Helena Kace, PS e cilëson vendimin si arbitrar, të gabuar dhe zhgënjyes për rolin që ka ky institucion si garant i sovranit të popullit, dhe jo nevojave të partive politike. 


“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.”, thotë Kace.

Më tej, PS kërkon nga mbështetësit socialistë në Vorë që të ruajnë qetësinë, ndërsa shprehet se se fitorja në këtë zonë është e para e një triumfi të paharrueshëm në historinë e partisë. 

“Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.  Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.  

Urime, urime, urime!  Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik.”, tha ajo.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 11/05/2025 22:41

    Kunati i Fatmir Mediut dhe burri i Ardiana Celibbashit qe u rrezua me Olldashin ne aksidentin fatal, por qe e fshehen nuk mund te jete kryetar i KQZ. Rezultati duhej shpallur sido qe te jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: