Politikë

KQZ urdhëron degën e Bashës të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë! Koalicioni Euroatlantik e zbaton (VIDEO)

21 Mars, 12:57| Përditesimi: 21 Mars, 13:23

  • Share

Një zyrë partiake e vendosur në një ambient privat në Njësinë 8 në Tiranë, është bërë mollë sherri mes njerëzve të Berishës, dhe atyre të Bashës.

PD kërkoi ndihmën e KQZ që të urdhërohet zyra përkatëse të heqë simbolet e PD, për sa kohë nuk është pjesë e strukturave të asaj partie.

Mësohet se këto ambiente përdoreshin nga demokratë që sot janë pranë Lulzim Bashës. Celibashi e pranoi kërkesën duke urdhëruar subjektin privat ta zbatojë menjëherë,

Mësohet se të njëjtën kërkesë PD e ka përcjellë edhe në komisariatin policor të zonës. Pak pas vendimit, u pa që përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantikë (Demokratët Euroatlantikë) të drejtuar nga Basha, kanë nisur heqjen e posterave dhe tabelave nga xhamat dhe godina.

S.B/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?