Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së

Politikë

Berisha thyen heshtjen zgjedhore, KQZ: Të ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale

10 Maj, 14:05| Përditesimi: 10 Maj, 17:29

  • Share

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka respektuar atë. Berisha vijon të hedhë statuse në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku sulmon kryesocialistin Edi Rama, por dhe videomesazhe në mbështetje të tij.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar KQZ, ku urdhëron respektimin e  plotë të heshtjes zgjedhore. Në të theksohet se subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale në asnjë formë.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në këtë njoftim të postuar në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Përveç Sali Berishës, edhe dy kandidatët e PD-ASHM Edi Paloka dhe Belind Këlliçi e thyen heshtjen zgjedhore, pasi kanë bërë një sërë postimesh në rrjetet sociale me thirrje elektorale.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?