Rezart Tusha, Boiken Abazi dhe Pal Shkëmbi

KQZ verifikon tre kandidatë të dyshimtë, Rezart Tusha nga lista e PD-së në Durrës, Boiken Abazi i Vetëvendosjes dhe Pal Shkëmbi i pavarur

16 Mars 2021, 20:02| Përditesimi: 16 Mars 2021, 22:43

  • Share

Pas kërkesës së KQZ-së për të nisur verifikimin e kandidatëve për deputet të listave të 25 prillit, janë konstatuar tre kandidatë të dyshimtë, për të cilët KQZ i ka kërkuar sektorit të Dekriminalizimit të kryejë hetime më të thelluara për to.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar emrat e tre kandidatëve, ku një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.

Kush është Rezart Tusha? Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës dhe është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

Ndërkohë që ende nuk dihen detaje se përse KQZ ka kërkuar hetimin për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazin si dhe për kandidatin e pavarur Pal Shkëmbin.

Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.

Kujtojmë se vazhdimisht faktori ndërkombëtar në vendin tonë, kryesisht ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, u kanë bërë thirrje partive politike në vend që në listat e kandidatëve për deputetë të kenë emra të shkëputur nga bota e krimit dhe me integritet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppsh: 17/03/2021 00:22

    Kurse bojkenit kqz jone e pamvarur do ja gjej me doemos dyshimin Do jet noj kulak

    Përgjigju
  • Il poliziotto: 16/03/2021 21:45

    Nje nga keta ka vra burrin e motres se vet ne 1997!!

    Përgjigju
  • shkozet city: 16/03/2021 21:17

    rezart tusha cun flori. nk bon nona cun si Rrezja

    Përgjigju
    • O tej: 16/03/2021 22:33

      Flori per miell

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?