Politikë

Lapaj ngel jashtë Kuvendit, KQZ ia jep mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli! Doshi djeg listën e mbyllur! Certifikohet rezultati për Tiranën

23 Korrik, 08:21| Përditesimi: 23 Korrik, 15:48

  • Share

TIRANË- KQZ i ka dhënë zgjidhje përplasjes publike mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e  fituar më 11 maj në qarkun e Tiranës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që mandati i Nismës “Shqipëria Bëhet” t’i kalojë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën e mbyllur, duke lënë kështu jashtë Kuvendit më të votuarin Lapaj. 

Përmes, përfaqësues së tij ligjore, Adriatik Lapaj kërkoi që të miratohet djegia e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë atij si më i votuari i listës së hapur.

“Më datë 11 maj, koalicioni ka dorëzuar dorëheqjet nga kandidimi para fillimit të procesi të rinumërimit dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorëheqjet janë kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues”, tha Dorina Prethi.

Por, KQZ rrëzoi kërkesën e Lapajt që të ishte ai ligjvënësi, me argumentin se dorëheqja nga kandidimi ishte jashtë ligjit. Sipas Celibashit, kandidatët e listës së mbyllur nga momenti kur ishte prodhuar fleta e votimit, e kishin humbur të drejtën për t’u dorëhequr nga kandidimi si deputetë.

Por, Celibashi theksoi se pavarësisht se lista e mbyllur më herët ka thënë se nuk e dua mandatin, cilido prej tyre që ka ndërruar mendje mund ta kërkojë mandatin deri në momentin kur KQZ të bënte shpërndarjen. Kështu, dy ishin kandidatët që kishin ndërruar mendje, Kleana Xhuvani, kushërira e Lapajt, dhe Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit. Mandati shkoi për 27-vjeçaren Xhuvani, duke qenë se renditej e katërta në listë, kundrejt Kordhonit që është i nënti.

“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kod dhe është kështu për çdo lloj shkaku apo motivi. Në këtë fazë, për sa kohë ne nuk kemi vendosur të shpërndajmë mandatet, ose për të shpallur kandidatët fitues të listës së mbyllur është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë nga marrja e mandatit. Në momentin që KQZ ka vendosur për shpalljen e mandateve, kandidati që tërhiqet nga marrja e mandatit do duhej ta bëjë para Kuvendit. Çdo njëri prej kandidatit të listës së mbyllur të këtij koalicioni ka të drejtë për tu tërhequr nga e drejta e tyre për të marrë mandatin dhe këtë pohim mund ta bëjë në formë dhe përmbajtje aq herë sa ai e çmon dhe sa kohë KQZ nuk ka vendim për shpërndarjen e mandateve. Pra, vetëm këtë të drejtë mund të ushtrojnë ata që janë në listën shumeemërore, s’ka tërheqje nga kandidmi. Në rastin konkret. Klena xhuveli ka pohuar se dëshiron të marrë mandatin, nëse ky do të jetë rasti, e ka bërë edhe Zerqir Kordhoni, por duke qenë se Klena është renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit të këtij koalicioni përsa kohë ajo e ka interesin për këtë”, tha Celibashi.

Ndërkohë, KQZ miratoi edhe kërkesën e Tom Doshit duke ia dhënë mandatin e PSD në Tiranë Tedi Mulës, më i votuari i listës së hapur.

Juristja, që është edhe kushërira e Lapajt, deklaroi për Report Tv se do të përfaqësojë 80 mijë votuesit deri në momentin që mandati do të shkojë tek Lapaj. Ky i fundit pritet që ta çojë çështjen në KAS e më tej edhe në Kolegj Zgjedhor.

“Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj”, tha Xhuvani.

Ndërkohë, KQZ miratoi edhe kërkesën e Tom Doshit duke ia dhënë mandatin e PSD në Tiranë, Tedi Mulës, më i votuari i listës së hapur, pasi lista e mbyllur dogji mandatet. KQZ shpërndau edhe 19 mandatet për PS-në, 13 për PD-në, 2 për Partinë Mundësia, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe nga 1 për Nismën Shqipëria Bëhet dhe PSD-në.

Shpërndarja e mandateve
PS    
1. Edi Rama (Lista e mbyllur)
2. Ogerta Manastirliu (Lista e mbyllur)
3. Elisa Spiropali (Lista e mbyllur)
4. Lindita Nikolla (Lista e mbyllur)
5. Taulant Balla (Lista e mbyllur)
6. Adea Pirdeni (Lista e mbyllur)
7. Albana Koçiu (Lista e mbyllur)
8. Igli Hasani (Lista e mbyllur)
9. Delina Ibrahimaj (Lista e mbyllur)
10. Ilva Gjuzi (Lista e mbyllur)
11. Iris Luarasi (Lista e mbyllur)
12. Erion Malaj (Lista e mbyllur)
13. Blendi Gonxhja (Lista e hapur) 
14. Erion Braçe (Lista e hapur) 
15. Ervin Hoxha (Lista e hapur) 
16. Fatmir Xhafaj (Lista e hapur) 
17. Ornaldo Rakipi (Lista e hapur) 
18. Anila Denaj (Lista e hapur) 
19. Olta Xhaçka (Lista e hapur) 
PD-ASHM
1. Sali Berisha (Lista e mbyllur)
2. Flamur Noka (Lista e mbyllur)
3. Albana Vokshi (Lista e mbyllur)
4. Belind Këlliçi (Lista e mbyllur)
5. Tedi Blushi (Lista e mbyllur)
6. Jozefina Topalli (Lista e mbyllur)
7. Fatmir Mediu (Lista e mbyllur)
8. Edi Paloka (Lista e mbyllur)
9. Erisa Xhixho (Lista e mbyllur)
10. Mesila Doda (Lista e mbyllur)
11. Klevis Balliu (Lista e mbyllur)
12. Besart Xhaferi (Lista e mbyllur)
13. Jorida Tabaku  (Lista e Hapur)
Partia Mundësia
1. Agron Shehaj (lista e mbyllur)
2. Erald Kapri (lista e mbyllur)
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi (Lista e mbyllur) 
Nisma Shqipëria Bëhet
Kleana Xhuveli (Lista e mbyllur) 
PSD
Tedi Mula (Lista e Hapur)

 

Ora 15:47
Kush është Kleana Xhuveli, ‘motra’ e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

1753278519_64008614439d7c12e9c24f65bfca7.jpg

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

“Unë kam një motër. Historia e motrës time është pak… po duhet ta sqaroj. Motrën nuk e kam biologjike, praktikisht është vajza e tezes time, por e ka marrë nëna ime 8-muajshe dhe ajo është rritur me gjithë jetën. Është motra ime praktikisht”,- ka sqaruar Lapaj.

26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Ora 13:47
Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, Kleana Xhuveli për Report Tv: Do përfaqësoj 80 mijë votuesit, deri kur të kthehet tek Lapaj

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. Ajo thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur.

"Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut", tha ajo. 

Ora 13:06
Lufta Lapaj-Shabani për mandatin, Celibashi: Nuk qëndron argumenti se KQZ ka pranuar në heshtje dorëheqjet e listës së mbyllur

1753268240_ilirjancelibashi.jpg

Sa i takon përplasjes Lapaj Shabani për mandatin, Ilirjan Celibashi thotë se nuk qëndron argumenti se KQZ ka miratuar në heshtje për këto dorëheqje

“Kam vlerësimin dhe arsyetimin vijues, po bëj një listim të fakteve, të cilat në gjykimin dhe vlerësimin tim janë ato të cilat e përcaktojnë këtë vendimmarrje. Më datë 11 janë depozituar në KQZ 12 deklarata të thjeshta nga secili prej kandidatëve të listës së mbyllur. Përmes këtyre kateve secili deklaron se jep dorëheqjen nga kandidimi për deputet, si edhe nuk do merrnin mandatin e deputetit nëse do rezultonin fitues. Më datë 15.07.2025, kandidati Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë, sipas së cilës shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues nëse i vjen radha,. Më datë 17.07, Kleana Xhuveli dorëzon kërkon revokimin e dorëheqjes së datës 11. Këto janë fakte të cilat janë analizuar, të vlerësuara në përputhje me këtë kuadër rregullator, neni 37 pika 1 e Kodit Zgjedhor.

Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë.

Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje.

Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja”, tha Celibashi.

Ora 11:03
KQZ shpërndan sot mandatet, edhe PSD e Doshit djeg listën e mbyllur

1753257963_tomdoshitedimula.jpg

Tom Doshi dhe Tedi Mula

KQZ do të shpërndajë sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës. Përveç pikëpyetjes se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, Report Tv mëson se edhe PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës.

Mandati pritet t'i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit.

Ora 10:53
Lufta për mandatin me Shabanin, 'Shqipëria Bëhet' në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 majit, t’i kalojë Lapajt!

 

KQZ do të shpërndajë sot mandatet për Tiranën, ndërsa pritet të vendoset edhe se kush do të marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, pas luftës Lapaj-Shabani. Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë "Shqipëria Bëhet" në mbledhjen e KQZ kërkoi kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista  embyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Prethi tha se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve.

“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke  e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues. Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet. Prano dorëheqjet e listës së mbyllur dhe bëj shpëndarjen e mandatit te më i votuari i listës së hapur”, tha ajo.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 23/07/2025 15:13

    Daja, halla, vajza e tezez etj etj. 80 mije vota te cuara dem per nje paliaço cirku qe beri marketing si Erjon Veliaj, por me parate e vjehrit te koruptuar, bandes te Copjave etj. Individi Lapaj goditi rende besimin e zgjedhesve tek partite e reja. Ja arriti qellimit! Zoti e ndeshkofte!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 23/07/2025 11:04

    O Lapaj na dole Llapist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?