Kosova & Rajoni

Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, KQZ-ja aprovon formularët, përjshtohen kandidatët e pacertifikuar

6 Shkurt 2021, 12:41| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 12:51

  • Share

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar formularët e rezultateve. Por në formularët e bërë publik, shihet se nuk është lënë asnjë hapësirë për kandidatët e pacertifikuar. 

Ky vendim i KQZ-së vjen edhe pas sqarimeve të dhëna një ditë më parë se në këta formularë do të jepen vetëm votat për kandidatët që janë të certifikuar nga KQZ-ja, por jo edhe në rastet kur shënohet ndonjë numër i ndonjë kandidati të pacertifikuar. Pas dërgimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 Shkurti, rezultoi se 47 kandidatë të partive të ndryshme, kishin pasur dënime të formës së prerë gjatë tre viteve të fundit, gjë e cila u ndalon atyre kandidimin. Mes kandidatëve të përjashtuar nga gara zgjedhore është edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?