Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, pasi i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse, njoftoi të hënën zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi.
Elezi tha se KQZ-ja i ka njoftuar kryesuesit e tri kuvende komunale, tri grupeve nismëtare dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komunave "mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind".
“KQZ-ja, përmes këtyre tri përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare janë votues të komunave përkatëse”, tha Elezi.
Ai tregoi edhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit.
Më 7 dhjetor, katër grupe nismëtare, veç e veç, secili i përbërë nga tre qytetarë, u dorëzuan kryesuesve të kuvendeve komunale të katër komunave në veri kërkesat për inicimin dhe organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave.
Ky është ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ, të cilin MAPL e nxori në shtator, për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, por u hodh poshtë.
Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, tha për Radion Evropa e Lirë më 14 dhjetor se kërkesa e grupeve nismëtare nuk u pranua sepse ato s’e kishin njoftuar fillimisht kryetarin ose Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për formimin e peticionit.
“Ata nuk e kanë bërë këtë dhe nuk dëshirojnë ta bëjnë. Ndërkaq, mua kështu më udhëzon Udhëzimi Administrativ”, tha Uglanin.
Për arsyen e njëjtë, sipas tij, nuk ishin pranuar as kërkesat e nismëtarëve të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat e tjera, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ato kërkesa “kanë qenë të njëjta dhe pa ndonjë dallim”, tha Uglanin.
Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri në fund të majit, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë.
Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje.
Hapat drejt zgjedhjeve, sipas udhëzimit
Udhëzimi administrativ për largim të kryetarit të komunës, i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i parasheh këta hapa:
Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse.
Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm.
Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit.
Lista me nënshkrime duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë përfundon në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Nëse KQZ-ja vlerëson se kushtet janë përmbushur, organizohen zgjedhjet për largimin e kryetarit.
Nëse në ato zgjedhje sigurohen 50 për qind plus 1 votë për largim të kryetarit, ai largohet prej funksionit dhe organizohen zgjedhje të reja. Në rast të kundërt, iniciativa dështon. Ajo do të mund të përsëritej vetëm pas një viti. REL
Eh more te gjoret ju nga kqz qe beheni sikur po veproni dhe vendosni ne emer te shtetit dhe qe e dini se sju pyet 'ush per asgje, ah se harrova nuk ju pyet kur behet fjale per kete qeshtje pra zgjedhjet ne komunat e veriut e poashtu ju detyrojne te vendosni po prap kinse ne emer te shtetit kur behet fjale per ata qe kundershtojne serbine dhe vendimet skandaloze te zedhenses te tyre mender presednike osmanka, prandaj mos e merrni popullin pet dele me mire thuajeni qarte se po themi çfar n'a pororsit osmanka dhe kurrci, lereni prrallat.
Përgjigju