Edi Rama

Politikë

Krah familjes dhe i rrethuar nga qytetarët, Rama ndan pamje nga fjalimi i fitores në sheshin ‘Skënderbej’: Falenderimet s’do mjaftojnë kurrë

15 Maj, 08:18| Përditesimi: 15 Maj, 08:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i sapokonfirmuar në detyrë për mandatin e katërt, e ka nisur ditën me disa foto nga fjalimi që mbajti në sheshin “Skënderbej” për fitoren e thellë që i dhanë qytetarët më 11 maj. Kreu i qeverisë shkruan se falenderimet nuk do të mjaftojnë kurrë për privilegjin dhe besimin që ka marrë.

“Mirëmëngjes dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fjalimin e tij të fitores, Rama tha se qytetarët zgjodhën mes yjeve të BE-se dhe greminës, duke iu referuar opozitës. Sipas tij, qytetarët i kthyen zgjedhjet në një “referendum” për t’u bashkuar me BE-në. Teksa e konsideroi mandatin e katërt si sfidën më të madhe ndonjëherë, ai premtoi se do ta çojë deri ne fund zotimin e tij për të vënë karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE-së.

.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?